Fjalë dashurore…
1. Fola pak me Albin Kurtin në fshatin Syriganë me rastin e një Opere komike dhe amatore që u mbajt nën erën e bajgave, ulur mbi gurë e rrasa dhe mbi gënjeshtra arkeologiike, në kulmin e mjerimit kulturor, rrethuar me shumë policë.
– Mua Albin Kurti më tha se punët i kemi ‘shumë mirë’.
2. E pashë edhe Sami Lushtakun para çajtores së fshatit, por ai nuk m’u afrua me trup, veç me sy, e pashë që u gëzua që më pa.
– Hashim Thaçi, lëre që më afrohej sa herë më shihte, por edhe e kapërcente rrugën për të më përshëndetur (për këtë i kam katër dëshmitarë).
– Hashim Thaçi kishte zanate si të Albin Kurtit, i donte pranë vetes njerëzit që ai mendonte se ishin të ‘ditur’ apo që iu kishte dalë fjala që dinë, si mua!
3. Por, Opozita thotë që Albin Kurti e ka uzurpuar Kuvendin.
– Nëse e ka uzurpuar, domethënë: ka mundur.
– Ia ka lejuar Ligji, Presidentja dhe opozita.
– Rrethi vicioz ku ndodhet opozita, mund të ndërpritet kollaj:
Nuk shkon aty ku shkelet Kushtetuta.
– Është qesharake të ankohesh që Albin Kurti po e uzurpon Kuvendin, kur ti po i ndihmon ta ‘uzurpojë’.
– Avni Dehari, i vetëm, pa ndihmën e opozitës nuk do të mund ta shkelte Kushtetutën nëse është duke e shkelur, se nuk është aq trim.
– Nejse, trim ka qenë, thonë, ama veç në punët që bëhen ‘tinëz’.
4. Albin Kurti sot i vendos themelet e dy Urave të reja mbi lumin Ibër.
– Më vjen inat që ai u kujtua i pari për këtë ide fantastike, sepse duke ndërtuar Ura të reja e demitizon Urën kryesore të Ibrit dhe e lidh qytetin me Ura të tjera.
– Kjo ide e tij më frymëzoi në një çështje timen personale:
pse unë nuk ndërtoj ura të tjera të komunikimit, dhe urën kryesore t’ia lë njërit ….,
le të kujton ai që varet prej tij, derisa unë i afrohem anash (ndoshta edhe përballë), nëpërmjet urave të tjera.
5. Shumë e prekur nga sulmi i tmerrshëm i policisë ndaj një qytetari që nuk rezistonte.
– Shumë policë shqiptarë e kanë barkun sa koshi; janë të pagdhendur, të palarë, të bëjnë pyetje personale:
ku po shkon, a je e martuar (dhe nëse jo, pse; – a ke zgjedhur shumë apo është në pyetje fati).
– Nuk ka gjë më rrezikshme se sa një polici e paedukuar dhe e paemancipuar.
– Polici shqiptar ta tregon forcën dhe egërsinë.
– Ka nevojë për dietë të barkut dhe të gjuhës.
– Ka nevojë për edukatë qytetare.
– Si policët e Serbisë gjatë luftës, dy e mbanin për krahu qytetarin, e njëri tamam kriminel i paepur, e rrihte, veç që kishte qejf të shfryhej.
– E shihni çka bëjnë shqiptarët kur mendojnë se nuk i sheh ‘kush!
– Mua për shkak të shkrimeve ndodh shpesh që më provokojnë policët.
Kurrë asnjërin nuk e kam denoncuar, sepse janë të paditur.
– Një ditë, një polic në oborrin e ministrisë së kulturës, me sy të palarë dhe i pakrehur, i ndyrë dhe i rrënuar psikikisht, veç çka nuk e nxori alltinë kur më pa.
– Mund ta denoncoja por nuk deshta të bëhem ‘lajm’.
– Nuk më pëlqente që ai polic të dilte nga ai kotec-kioskë dhe të vuante për shkak timin.
– Le të vuan ai, dhe le të vuan thellë, por për mendët që s’i ka.
– Kosova u ka dhënë armë në dorë policëve të frustruar dhe të sëmurë psikik, sidomos atyre me çrregullime të humorit (respekt për përjashtimet që janë pak).
7. Është momenti ideal që ta shfrytëzoj rastin ta bëj ‘horë’ autorin e ‘gërrnaçave’, por s’do ta bëj veç sepse mundem.
– Ai, pa e pirë një kafe me mua, më quante ‘çokolladë’, ia çoja mallin e vajzave të bombonjerave dhe shkruante keq për mua…veç për qejf, sepse donte të më mohonte, por nuk dinte si.
– Ai sidomos e urrente besimin tim në Zot dhe pretendonte se unë i ‘manipuloj’ lexuesit me fjalë ‘fetare’.
– Ama nuk dinte të shkruante keq, sepse për të shkruar ‘keq’ duhet të dishë të shkruash mirë!
– Pastaj më ka përshëndetur dhe e kam përshëndetur në rrugë…
sepse unë e kam shumë zor të hidhërohem, sepse e kam shumë zor ta marrë dikë seriozisht.
8. Jo veç ai, por gjithkush më dhimbset kur ka probleme dashurore, se dashuria di të të bëj budalla, e ka bërë budalla edhe Niçen (i cili kur ndjehej i qetë, shkruante bukur për të dashurën e tij, e kur hidhërohej me të, shkruante zi e më zi për të, publikisht).
Niçe që ishte autori i thënies:
– Lumturia e gruas është ‘Ai më do’
– Lumturia e burrit është ‘Unë e dua’
9. Prandaj gjithmonë kam ikur….për të mos u bërë budallaqe.
– Nuk është mirë të varesh nga dashuria e tjetrit, sepse dashuria është vullnetare, është e lirë:
me dasht të do – me dasht s’të do.
– Veç lidhjet e bazuara në frikë – zgjasin, sepse frika nuk të pyet.
Edhe Makiaveli ishte i bindur për këtë.
10. E Unë,
S’di a shpëtoj, a jo…!
– Shpresoj që Po.
– Ndjej që Jo.
11. Memli Krasniqi u gëzua shumë që e ka ftuar presidentja edhe në një takim për punën e Kuvendit…
– E shoh, tha, takim pozitiv.
Kur tha kështu faqet i dukeshin si mollë vendore.
– Karizma e presidentes Osmani është minore, ajo është njëqind herë më ‘antipatike’ dhe më konfliktuoze dhe më përçarëse se Albulena Haxhiu.
– Ajo nuk është faktor, nuk ka ndikim te asnjëri.
– Deri dje për opozitën, ajo ishte ‘notere e Albin Kurtit’!
12. Kur profeti Muhamed e humbi besimin, nga frika se Zoti e ka lënë dhe nuk po i ‘flet’ më, u mbyll në shtëpi, ra në mërzi, dhe nuk shkoi në xhami për gjashtë muaj…derisa e pa një ëndërr…që ia zbuloi armikun…
– Është normale të përjetosh ‘bllok kreativ’.
Sado që zgjas ‘blloku kreativ’, ka fund dhe përsëri ndodh një fillimi i ri!
P.S: Lexuesi mund të ndjehet i uritur, sepse autorja ka harruar kur ka hëngër bukë për herë të fundit.

















