Kim sërish përdor botoks /FOTO

E publikuar: 25/01/2016 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim Kardashian është akuzuar sërish nga fansat e saj se ka përdorur botoks. Pas lindjes së djalit të saj, ylli i “Kepping up Ëith the Kardashian”, nuk ka publikuar më foto të vetat në rrjetet sociale, duke zgjedhur që të hedhë foto të kohëve të mëparshme.

Megjithatë nëse të gjithë sytë e fansave ishin fokusuar tek ndryshimet në trupin e saj, pas lindjes ajo që ka bërë përshtypje ishte fytyra e Kim.

Në një foto që motra e saj Kourtney ka publikuar në Instagram, ku shfaqen të dyja me të zeza ndërsa pozojnë përpara pasqyrës, fansat kanë ngritur dyshime se Kim ka përdorur përsëri botoks.

Madje kanë qenë të shumtë ndjekësit që kanë vënë në diskutim nëse në atë foto ishte vërtet Kim Kardashian, duke u shprehur se ajo dukej tërësisht ndryshe.

35 – vjeçarja është akuzuar edhë më herët se ka përdorur filler botoksi gjatë shtatëzënisë, por ajo i mohoi këto zëra.

Në vitin 2010, fytyra e Kim pësoi irritime pasi u kthye nga klinika estetike në të cilën ishte trajtuar me botoks./tvklan.al

kim 1