Publicisti Kim Mehmeti thotë se me ngjarjet e fundit në Kumanovë u vu fundi i regjimit anti-shqiptar të regjimit të VMRO-DPMNE –BDI. Akuzoi Prishtinën dhe Tiranën zyrtare pasi sipas tij pranojnë çfarëdo qeverie në Maqedoni.
“Unë shqiptarëve dua t’iu them sonte se ato shtëpi të djegura në Kumanovë se ai tmerr që e përjetuam ne në Kumanovë, se ato monstra që i përjetuam ato janë bërë edhe me dorën e shqiptarëve. Pse? Se me këtë Qeveri është një parti shqiptare e cila sa herë që e humb autoritetin vjen në Tiranë, shkon në Prishtinë fotografohet atje me burrështetasit e atjeshëm edhe kthehet këtu si njerëz që kanë pëlqimin e mëmëdheve, Shqipërive tona. Në të vërtetë bëhet fjalë për njerëz të cilër sikur të mos kishin mbështetje e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, sikur të mos kishin ndonjëherë edhe mbështetjen e shqiptarëve nuk mund të ishin as loparë të fshatit e jo drejtues të një populli. Kumanova është fundi i një antishqiptarie të regjimit VMRO-DPMNE –BDI të cilën Tirana dhe Prishtina e konsideronin si regjimin më demokratik”, tha Mehmeti në emisionin ‘Shqip’ në Top Channel.