Kim: Kemi kapacitet të sulmojmë SHBA-në

E publikuar: 23/06/2016 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se provat e fundit raketore të Phenjanit tregojnë se ky vend “ka kapacitete të sigurta për të sulmuar interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Koreja e Veriut ka testuar të mërkurën dy raketa të njohura ndërkombëtarisht si Musudan.

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë thënë se testi i parë ka dështuar, ndërsa raketa e dytë ka udhëtuar rreth 400 kilometra dhe ka arritur lartësinë prej 1,000 kilometrash.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se provat “janë shkelje e qëllimshme dhe shumë e rëndë e obligimeve ndërkombëtare të Koresë së Veriut”.

Rezolutat ekzistuese të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të përdorë teknologji të raketave balistike./rel/