Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

E publikuar: 23/09/2016 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim Kardashian do të donte që të kthehet në fakultetin juridik, që të marrë diplomë atje.

Ylli i ‘KeepingUpWith The Kardashians’ ka zbuluar se ajo do të donte të kthehet në fakultetin juridik pasi të gjen më shumë kohë për veten, shkruan DailyMail.

“Nëse gjërat ngadalësohen dhe nëse do të gjej kohë, me të vërtetë do të doja që të shkoj në fakultetin juridik, vetëm se është diçka që mund ta bëj kur të arrijë një moshë më të vjetër”, tha Kim.

Por Kim do t’i duhet të regjistrohet për herë të parë në fakultet. Kardashian ka diplomuar vetëm nga shkolla e mesme, Marymount, një shkollë romane katolike vetëm për vajza në LosAngeles dhe asnjëherë nuk ka aplikuar për një diplomë katër vjeçare.