Kim Jong-un, me një pistoletë në dorën e tij, shikon në trupin e vdekur të Donald Trump, i shtrirë në një qilim të kuq pranë një çante të mbushur me dollarë amerikanë.
Veç kësaj, pas udhëheqësit të Koresë së Veriut shkëlqen një slogan neoni që thotë “Shfaqja duhet të vazhdojë!”
Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për diçka të vërtetë, përcjell Telegrafi, por për një “art satire”, pjesë të një ekspozite të artit në Seul.
Pjesa e artistit të Koresë së Jugut, Lim Young-sun, shënon fundin e një viti në gadishull, gjatë së cilit Kim dhe Trump përdorën kërcënime lufte dhe sulme personale kundër njëri-tjetrit, përpara takimit të tyre të parë dramatik në Singapor.
Lufta e fjalëve midis udhëheqësve, atij të veriut të varfër, por të armatosur me armë bërthamore dhe atij të superfuqisë më të madhe botërore, si dhe samiti i tyre shumë i përfolur në qershor, dominuan titujt globalë këtë vit.
“Dua vetëm të tregoj realitetin tonë politik ku jetojmë, në të cilin qytetarët bëhen nervozë, të shqetësuar dhe të lumtur, duke parë çdo lëvizje të tyre, sikur të shikojnë një film”, ka thënë Lim, 59 vjeç.
Kjo pjesë thuhet se paraqet një pjesë në të cilën Kim dhe Trump dhe grinden për para. Përfundimisht Kim, i zemëruar nga normat e larta të interesit të kërkuar nga Trump, qëllon huadhënësin në vdekje.
“Të dy udhëheqësit janë mjeshtër të shfaqjeve politike dhe përdorimi i tensionit të krijuar nga retorika e tyre armiqësore bëhet për përfitime në vendet e tyre… por ajo që mungon duket sinqeriteti”, vlerëson Lim.
Ekspozita javore që përfundoi të mërkurën tërhoqi mijëra vizitorë. /Telegrafi/