Sa peshon një kilogram? Ose më mirë duhet thënë çfarë mase ka një kilogram? (Nga sa dimë kilogrami është njësi e masës, por pesha shprehet duke u nisur nga njësia e forcës, asaj të njutonit.)
Përgjigjen do të na e japin nga Zyra Ndërkombëtare e Peshave dhe e Matjeve (BIPM), me qendër në Sevre, afër Parisit.
Aty kilogrami është përcaktuar në mënyrë arbitrare si masa që ka një cilindër metalik i bërë nga një lidhje platini (90%) dhe iridiumi (10%) me përmasa: lartësi dhe diametër prej 39 milimetrash.
Problemi është se për shkak të kapriçove të kimisë edhe një cilindër i bërë nga platinini dhe iridiumi mund të ndryshojë masë me kalimin e kohës.
Atëherë sa peshon një kilogram?
Sipas Nature.com këto ditë një Panel Ndërkombëtar i Masave dhe Peshave është mbledhur për të rishikuar, elaboruar dhe ripërcaktuar kilogramin, amperin, kelvinin dhe molin.
Vendimet përfundimtare do të adoptohen në Konferencën e Përgjithshme të Peshave dhe të Masave që do të mbahet në nëntor 2018 dhe ndryshimet do të hyjnë në fuqi në maj të 2019 do të prekin të gjithë ata që përdorin Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI).
Kjo nuk do të ketë efekt në shkallën konvencionale, por për shkencëtarët që lëvizin me shifra këto masa do të heqin shumë dyshime. /Bota.al/