Fundi i pushimeve të verës shpesh na gjen me ca kile më shumë. Dieta e shpejtë për djegien e yndyrnave nuk është e vështirë për t’u ndjekur.
Mjafton thjesht të bëhet kujdes me numrin e kalorive dhe disa ushqime të caktuara.
Zgjedhja e ushqimit është shumë e rëndësishme, pasi duhen ushqime që përshpejtojnë metabolizmin dhe kanë pak kalori. Kështu, proteinat që gjenden në përbërjen e peshkut, mishit, djathërave dhe qumështit të skremuar janë të dobishme.
Këshilla
Një prej sekreteve të dietave të suksesshme është ngrënia e sallatës para vaktit. Kjo krijon ndjesinë e ngopjes dhe shmang ng rënien e tepërt.
Të këshillueshme janë edhe ushqimet që ndihmojnë pastrimin e mëlçisë në mënyrë natyrale, si ananasi, qitroja, limoni dhe kungulli. Këto ushqime eliminojnë toksinat dhe mbetjet që shpesh bëhen shkak për fryrjen e barkut.
Në vend të brumërave duhen zgjedhur drithëra si soja dhe elbi. Në vend të mishit të kuq duhen zgjedhur mishra të bardha si ai i pulës apo i gjelit të detit. Gjatë ditës duhet konsumuar 1.5 litër ujë, duke shmangur pijet e gazuara.
Menuja
Menuja e dietës për djegien e yndyrnave zgjat tri ditë. Një zgjatje e mëtejshme në kohë kërkon patjetër këshillimin me një specialist.
Mëngjes: 50 gr gjizë ose një gotë qumësht bajamesh, 100 gramë boronica, 4 bajame ose 3 arra
Zemër: një frut (mango ose banane) dhe një kos natyral 125 gr. Kësaj përzierje mund t’i shtohen edhe 2 lugë mjaltë.
Drekë: 80 gramë makarona integrale, 50 gr peshk, sallatë miks me 2 lugë vaj ulliri.
Zemër: Një frut (kivi ose ananas)
Darkë: 50 gr ton, 70 gr bukë integrale dhe sallatë sipas dëshirës me dy lugë uthull molle.
/kosovarja/