Dita është e bukur dhe banorët dalin të qëndrojnë në oborr. Disa prej tyre vazhdojnë të flenë dhe Eleonora shkon në dhomën e gjumit për t’i zgjuar. Ka kaluar mesdita dhe më në fund të gjithë janë zgjuar.
Teksa shijojnë diellin, nisin edhe shakatë e ngacmimet, teksa një pjesë e djemve bëjnë stërvitje për të mbajtur trupin në formë. Eleonora ngacmon me shaka Marinën në lidhje me Diedonin, ndërsa Kika nis të ngacmojë djemtë.
Kika edhe më parë ka ngacmuar djemtë e shtëpisë dhe këtë ata e kanë komentuar si një lojë të zgjuar nga ana e tij, ndërsa qeshin. Kështu Kika ngacmon duke hedhur batuta të herëpashershme Fatjonit, ndërsa të tjerët qeshin. Ai puth djemtë Sokolin në kokë dhe Fabianin dhe Fatjonin në faqe e në shpatull.
Më pas teksa rrinë në oborr Kika duke qeshur thotë se tashmë ata do të dalin nëpër gazeta duke aluduar si titull “Kika i vardiset Fatjonit”. Ngacmimet e tij janë të herëpashershme dhe shoqërohen me batuta e të qeshura edhe nga pjesa tjetër e banorëve.