Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar përgjegjësi nga diplomacia dhe institucionet e Kosovës për një serë çështjesh.
“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq. Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona?”, ka shkuar deputetja e cila është larguar së fundmi nga “Lista Guxo”.
Ajo ka përmendur edhe “qortimin” e DASH-it ndaj qeverisë për targa.
“Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to”, shkruan Kica Xhelili.
Mes tjerash ajo thotë se kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, “ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë”.
“Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyq”, shkruan ajo.