Pasaniku rus dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, e ka lansuar një projekt për identifikimin e personave, që do të mund ta zëvendësonin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në zgjedhjet e vitit 2018.
Khodorkovsky nga Londra u tha sot gazetarëve në Moskë se projekti i quajtur “Në vend të Putinit”, është lansuar në Internet në adresën vmestoputina.ru.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha sot gazetarëve se projekti i Khodorkovskyt “është skicuar nga njerëzit, të cilët pakthyeshëm janë shkëputur nga Rusia dhe agjenda ruse”.
Dikur njëri nga njerëzit më të pasur në Rusi, derisa ishte shef ekzekutiv i kompanisë më të rëndësishme të naftës, Yukos, Mikhail Khodorkovsky i ka kaluar 10 vjet në një burg në Siberi, për evazion të taksave dhe akuza për keqpërdorim.
Khodorkovsky thotë se këto akuza dhe dënimi i tij ishin me motive politike.
Ai u largua nga Rusia, pasi presidenti, Vladimir Putin, e amnistoi në dhjetor të vitit 2013.
Khodorkovsky tash jeton kryesisht në Zvicër dhe Britani./rel/