Sepse siç duket të gjitha femrave të klanit të famshëm Kardashian mendja u punon vetëm tek miliardat e fituara përmes biznesit dhe famës.
Përmes instagramit, ajo ka lansuar projektin më të ri. Linjën e veshjeve për gratë shtatzëna, ose ato që janë duke planifikuar një të tillë. Pantallona xhins, me bel të lartë të dizenjuara enkas për shtatzënat kudo në botë. Më tej ajo shkruan: “Ndihem krenare dhe e lumtur që të lansoj linjën @goodamerican, për të gjitha mamatë e reja që ndiejnë ndryshimet e shtatzëninë në trupat e tyre, për t’u dukur sa më bukur edhe në këtë fazë të jetës, kjo është linja më e re e veshjeve”, cilëson ajo.

















