Khloe Kardashian flet për herë parë në lidhje me Lamar Odom (Foto)

E publikuar: 28/10/2015 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Khloe Kardashian është hapur për herë parë në lidhje me qejfet e shtëpisë publike ku ishte Lamar Odom, duke e përshkruar atë si një copëtim zemre.

Ylli përshkroi se si ajo kishte arritur atje për të mbështetur ish yllin e basketbollit, kur ai u largua duke luftuar për jetën e tij, pas një mbidoze pothuajse fatale që e pësoi në një bordello në Nevada dy javë më parë, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për revistën People, Khloe tha: “Unë kam shkuar atje për të që të sigurohesha nëse ai ishte mirë, urreja se në çfarë situate ishte, nuk dua ta shoh kurrë askënd në atë situatë, veçanërisht dikë që e dua dhe që kujdesem për të”.

Khloe dhe Lamar u ndanë në vitin 2013 dhe përkundër thirrjeve për procedurat e divorcit javën e kaluar, Kardashian tha se ata nuk do të jenë përsëri bashkë.

Ajo vazhdoi: “Ka shumë gjëra të tjera të rëndësishme, shumë gjëra mjekësore. Nuk është momenti për të menduar për ne si çift, ose për një marrëdhënië të mirë tani”.

“Unë e desha gjithmonë, dhe gjithmonë do ta dua. Nuk besoj se dashuria është e ndryshueshme. Unë besoj se kur ju e doni dikë, keni të drejtë ta duani edhe nga larg”.

Lamar po përballet me një rrugë të gjatë të shërimit  duke u ndeshur kështu edhe me pneumoni aspirate, e cila ka lënë dhëmbëza të përhershme në mushkëritë e tij, dhe aktualisht po kalon gjashtë orë në ditë për dializën e veshkave.

Sipas raporteve të djeshme, Khloe e ka bërë të qartë se ajo do ta ndihmojë Lamar me shërimin e  tij, por vetëm nëse ai ia kthen shpinën të kaluarës së tij dhe nuk i kthehet më drogës.

Khloe shtoi se do ta mbështesë gjithmonë basketbollistin në çdo hap të rrugës së tij.

Khloe-Kardashian-and-Lamar-Odom-Wedding