KH Vushtrria: Rreziku drejt shuarjes së klubit sa vjen e rritet

E publikuar: 01/09/2016 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i hendbollit “Vushtrria” në konkurencën e meshkujve nuk gjenden mirë financiarisht, andaj përmes një komunikate kanë kërkuar që tu dilet në ndihmë.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:
Të nderuar,

Me shpresën që kjo kërkesë do t’ju gjejë mirë, ne vendosëm që shqetësimin tonë ta ndajmë edhe me ju.
Rreziku drejt shuarjes së klubit sa vjen e rritet, e duke e parë këtë situatë të rëndë disa lojëtar të klubit janë bashkuar dhe kanë ardh në dyert tona duke na bërë thirrje që të mos ta lejojmë shuarjen e klubit.Unë Fatmir Gubetini së bashku me Sadik Xhema, Emin Selaci dhe Rrahim Ajeti vendosëm që së pari të mundohemi ta shpëtojmë nga shuarja duke filluar me thirrjen e të gjithë lojëtarëve që të vijnë e të luajnë pa paga, gjë të cilën secili e pranoi vetëm që klubi të mos shuhet. Së dyti, të kërkojmë ndihmë financiare nga ju.
Shpenzimet bazike që secili klub duhet ti ketë janë:
* 1500 €për kotizimin (pjesmarrja në gara)
* 200 € për udhtimet për ndeshjet jasht qytetit
Në këtë sezone janë gjithsej 10 lojë në udhëtim 10×200 (2,000€)
Për ndeshjet që luhen si vendas në Vushtrri 10×115 (1,150€) bëhet pagesa për:

* Referët – rruga 30€
* Kohëmatësi 10€
* Delegati 25€
* Procesmbajtësi 10€
* Mjeku 20€
* Kameramani 20€
Ndërsa shpenzimet e tjera për gjyqtarë dhe delegatë i paguan Federata.
Njëkohësisht ju njoftojmë se para çdo fillimi të kampionatit bëhet kontrollimi mjeksorë në Qendrën e Mjekësisë Sportive në Prishtinë.Kontrollimi mjeksorë është 10 euro për lojëtar dhe ne posedojmë 40 lojëtar momentalisht që do të thotë 40×10 (400€)
Po ashtu bëhet licensimi i klubit i cili është 10 euro ndërsa licensimi i lojëtarit 40×3 (120€).Gjithashtu licensimi i dy trajnerave në kategorinë e seniorëve dhe të kadetëve 2×40 (80€) (Shuma përfundimtare 210€)
• SHUMA TOTALE PËR KËTË 6 MUJORËSH(SEZONA E PARË) ËSHTË:
* Kotizimi 1,500€
* Udhtimet për ndeshjet si musafir 10×200(2,000€)
* Ndeshjet vendase 10×115(1,150€)
* Licensimi i klubit, lojëtarëve, trajnerëve 210€
* Kontrollimi mjeksorë 40×10 (400€)

TOTAL 5,260€

Andaj ne, si qytetar dhe si sportdashës së Vushtrrisë jemi të obliguar që të kërkojmë ndihmë nga të gjitha bizneset e qytetit për mos shuarjen e klubit që edhe fëmijët tanë të kenë një vend ku të argëtohen dhe një vend që i mbanë larg rrugës.

Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirojnë të ndihmojnë mund ta bëjnë në bankën Raiffeisen në këtë numër të gjirollogarisë:
1503011001854971

Numri kontaktues: 044 828 892(Ka edhe viber)

Me respekt,