Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur konferencë për media ku ndër të tjera u tha se nuk ka asnjë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë që nuk është përgjigjur KGjK-ja.
Aty gjithashtu u tha se ky këshill asnjëherë nuk do të lejojë asnjë institucion të ketë çasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal.
Në këtë konferencë u fol edhe për rastin e 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona, ku u tha se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.
“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, u tha në konferencë.
Ndërkaq, teksa po flitej për këtë rast, përfaqësues të organizatave e ndërprenë këtë konferencës me fishëllima të bilbilave, si shenjë protestë që sipas tyre edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.
Konferenca u ndërpre, derisa u paralajmërua se ajo do të vazhdojë më vonë.