KGJK dënon presionin politik ndaj PZAP, kërkon respektim të pavarësisë institucionale

E publikuar: 22/08/2025 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar ashpër ndaj presioneve të dyfishta politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për besimin në procesin zgjedhor.

KGJK thekson se çdo përpjekje për të ndikuar në punën e PZAP cenon rendin juridik dhe pavarësinë institucionale. Këshilli kërkon nga akterët politikë të ndalojnë këto veprime dhe të ndjekin rrugët ligjore për adresimin e pakënaqësive.

“Riafirmojmë përkushtimin tonë për mbrojtjen e sistemit të drejtësisë dhe ruajtjen e pavarësisë së tij,” thuhet në reagimin e KGJK.