Zëdhënësi i DASH: Duhet të sigurohet sundimi i ligjit dhe kthimi në dialog

E publikuar: 27/09/2023 00:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
MATT_MILLER-US_STATE_DEPARTMENT_PRESS_BRIEFING_WITH_NEW_SPOKESPERSON

Ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës kanë qenë temë në konferencën për media të zëdhënësit të Departmentit Amerikan të Shtetit Matthew Miller. I pyetur nga mediat rreth pozicionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që KFOR ta marrë kontrollin e plotë në gjithë territorin e pjesës veriore, Miller nuk ka dhënë përgjigje.

Ai ka thënë se në pjesën veriore duhet të sigurohet sundimi i ligjit.

“ Sa i përket kësaj do të them se është me rëndësi që të gjitha palët menjëherë të punojnë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për ta depërshkallëzuar situatën, për ta siguruar sundimin e ligjit dhe kthimin në dialog” ka thënë Miller.