KFOR’i arreston disa prej sulmuesve në Zveçan, i dorëzohen Policisë

E publikuar: 29/05/2023 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarë të misionit të KFOR’it janë përplasur të hënën me protestues të dhunshëm serbë, përballë objektit të Komunës së Zveçanit. Si pasojë, disa prej ushtarëve të KFOR’it kanë mbetur të lënduar.

Gazeta Express raporton se bëhet fjalë për rreth 20 ushtarë (italianë e hungarezë), që kanë marrë lëndime, pasi protestuesit serbë kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të tyre dhe gjësende të forta.

Por, sipas burimeve, disa prej sulmuesve tashmë janë arrestuar dhe u janë dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.