Komandanti i KFORIT Gjeneral Major Guglielmi Luigi Miglietta dhe Dragan Jablanoviç, major i komunës së Leposaviqit në veri të Mitrovicës, të Shtunën u pajtuan se është rritur niveli i sigurisë në Kosovë.
Miglietta dhe Jabllanoviç u takuan në Leposaviç të Shtunën për të diskutuar situatën në Kosovë, me fokus të veçantë për veriun e Kosovës.
Jabllanoviç shpreh mirënjohjen për Migilietta për paanshmërinë dhe efikasitetin në ruajtjen e mjedisit të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, duke theksuar se KFOR-i është një nga institucionet më të besueshme në Kosovë, transmeton in Serbia.
KFOR-i do të vazhdojë për të siguruar një mjedis të sigurt në veri dhe pjesën tjetër të Kosovës, të gatshëm për të ndërhyrë si shkallë e tretë e reagimit për sigurinë e nevojshme, citohet të ketë thënë Miglieta në një deklaratë të KFOR-it./gazetatribuna




















