Lajmet

KFOR për xhandarmërinë: Po përcjellim nga afër deklarimet e institucioneve në Kosovë

21.05.2026 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KFOR për xhandarmërinë: Po përcjellim nga afër deklarimet e institucioneve në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se po i përcjellin nga afër deklarimet e institucioneve të Kosovës lidhur me vendimin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për funksionimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

Sveçla më 19.05.2026 njoftoi se ka nënshkruar themelimin e grupit punues që do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë.

KFOR thotë se u takon institucioneve që të japin komente më të detajuara

“Jemi duke i përcjellë nga afër deklarimet e vazhdueshme të institucioneve në Kosovë lidhur me këtë çështje. U takon atyre të japin komente më të detajuara. NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë dhe të japë kontributin e saj për siguri të qëndrueshme në Kosovë, në dobi të të gjithëve. Në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, KFOR-i garanton një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes. Kjo bëhet në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në kuadër të rolit të vet si reagues të sigurisë”- thuhet në përgjigjen e KFOR-it, për Kallxo.com.

Më tej, KFOR janë shprehur se presin që institucionet e sigurisë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuar në sigurinë në Kosovë.

“Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile, përmes ngritjes së kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve. Presim që institucionet e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”- thekson tutje KFOR në përgjigje.

Ministri Sveçla në anën tjetër ka shpjeguar se Xhandarmëria do të funksionojë si Agjencion i MPB-së.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.” – ka shkruar Sveçla në rrjete sociale.

Sipas tij, Xhandarmëria do të forcojë kapacitetin për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit.Kurti në një konferencë për media tha se shumë shpejtë me ministrin Sveçla do të bëjnë të ditur detaje lidhur me xhandarmërinë.

“Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria. Prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, tek mbyllja e cfaredo shtegu të kontrabandës e deri tek mbrojtja infrastrukturës kritike”- u shpreh ai më 20.05.2026.

Ndërkohë, më 20.05.2026, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton.

Tema të bisedës mes Kurtit e Hamiltonit ishin edhe marrëdhëniet mes Kosovës e NATO-s, siguria në rajon e Kosovë si dhe zhvillimet aktuale politike.

“U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”- ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.Xhandarmëria është një forcë sigurie me status ushtarak që kryen detyra policore dhe të rendit publik dhe konsiderohet si një strukturë ndërmjet policisë dhe ushtrisë.

Shtete anëtare në NATO si Franca dhe Turqia e kanë xhandarmërinë e tyre.

Xhandarmëria Kombëtare Franceze është një forcë ushtarake përgjegjëse për zbatimin e ligjit, e cila ka juridiksion të plotë mbi popullsinë civile gjatë kryerjes së misioneve të policisë gjyqësore, sigurisë publike, rendit publik dhe inteligjencës, duke zbatuar aftësitë e saj të ndërveprueshme policore dhe ushtarake si në territorin kombëtar ashtu edhe jashtë vendit. Xhandarmëria Kombëtare është një mjet për menaxhimin e krizave i aftë të mbulojë të gjithë spektrin e konfliktit, nga operacionet në kohë paqeje deri te misionet e luftës, përmes krizave.

Kurse, Xhandarmëria e Republikës Turke është një organizatë e armatosur e sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit, e cila ruan sigurinë, mbrojtjen dhe rendin publik dhe ekzekuton detyrat që i caktohen nga ligjet dhe dekretet presidenciale. Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë është në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit