Sot, Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Madhe u ridislokua edhe nga Kosova, pasi përfundoi një mision 45-ditor në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it për të vazhduar kontributin për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Kështu bëri të ditur KFOR-i përmes një njoftimi.
Ky dislokim ka përfshirë si Forcën Rezervë Strategjike ashtu edhe Forcën Rezervë Aleate, po ashtu dhe një sërë detyrash të tilla si patrullimet rutinë dhe misionet e zbulimit, disa prej të cilave u zhvilluan përgjatë Vijës Kufitare Administrative.
Me fillimin e rishpërndarjes, KFOR-i parashikon rritje të lëvizjeve të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake në rrugët kryesore të tranzitit.
“KFOR-i falënderon të gjitha komunitetet për mirëkuptimin e tyre – dhe do të bëjë të pamundurën për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në jetën e tyre të përditshme. Këto lëvizje janë thelbësore për rishpërndarjen e sigurt dhe të rregullt të forcave tona.”
“Udhëheqja e KFOR-it shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e FRS-së gjatë këtij misioni, i cili ka forcuar mandatin paqeruajtës të NATO-s.”