
Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), që vepron në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar ushtrime të rregullta me armë të vërteta në zonën e Gollakut, për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë operacionale.
Këto ushtrime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“KFOR vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit – EULEX”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.