KFOR-i shqiptar vazhdon ushtrimet në Pejë

E publikuar: 19/07/2025 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore po stërviten në Pejë.

“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-ë), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Stërvitja HELI MEDEVAC, ishte e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror.