KFOR-i i gatshëm të përdor të gjitha masat në veri – Gallieni: S’pati koordinim me Qeverinë me 29 maj

E publikuar: 09/06/2023 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, tha se janë të gatshëm që të përdorin të gjitha masat nëse eskalon situata në veri, raporton Ekonomia Online.

Madje tha se ushtarët e KFOR-it janë të trajnuar dhe të gatshëm për çdo rast.

Në një konferencë për medie ku foli për aktivitet e KFOR-it ai sqaroi se në vazhdimësi kanë kontakte me institucionet e Kosovës, por që me 29 maj kur kryetarët e katër komunave veriore u vendosen në zyrat e tyre nuk pati koordinim.

“KFOR-i është i gatshëm të veprojë në çdo situatë të eskalimit. Ushtarët tanë janë të trajnuar dhe të gatshëm për të përdorur te gjitha rrugët nëse është e nevojshme”.

“Komandanti i KFOR-it është vazhdimisht në kontakt me institucionet e Kosovës. Nuk mund të them se kishte koordinim me 29 maj”.

Sipas tij, tashmë duke se situate është më e qetë, megjithatë thonë se po e monitorojnë situatën. Duke shtuar se dialogu është e vetmja zgjidhje, raporton EO.

Ai foli edhe për ushtarët e lënduar ku tha se ushtarët italian janë dërguar në Itali për trajtim.

Gallieni shtoi se 5000 ushtarë nga Turqia janë trajtuar dhe janë të gatshëm të intervenojnë në rast nevoje.

“KFOR po vepron sipas konform Rezolutës së Këshillit të Evropës për të mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë. Dialogu është e vetmja zgjidhje për ta zgjidhur këtë problem. Nga ana e sigurisë, situata duket se është përmirësuar”.

“Gjatë protestave janë lënduar shumë ushtarë nga përdorimi i forcës dhe armëve. Shumë ushtarë nga Italia dhe Hungaria janë lënduar. Në fillim ishin 11 ushtarë italianë, në ditët pasuese kishte edhe me shumë. Nuk kanë qenë në rrezik për jetë. Ata janë dërguar në Itali për trajtim mjekësor”.

“Kanë ardhur trupa të rinj në Kosovë, 500 janë nga Turqia. Ata janë duke u trajnuar që të jenë të gatshëm në rast nevoje”.