Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët amerikanë të tij kanë kryer sot patrullime edhe në këmbë në veri të Kosovës.
KFOR tha se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryejnë patrullime rregullisht, përfshirë edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, Misioni përmendi edhe ruajtjen e infrastrukturës kritike.
“Kryerja e patrullimeve dhe ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet një mjedis i sigurt për të gjithë”.
KFOR tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.