Keyetari i Gjilanit, Haziri: Do të presë deri nesër për rezultatet e 67 mostrave

E publikuar: 13/05/2020 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se rezultatet e mostrave të marra nga kjo komunë për testim për COVID-19, do të dalin gjatë ditës së nesërme.

Këtë njoftim ai bëri përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se bëhet fjalë për 67 mosra të marra.

“Dita62. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për #Covid19, do të dalin nesër. Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën”, shkruan Haziri.

Kryetari i Gjilanit bëri të ditur po ashtu se rastet e fundit kanë gjendje stabile shëndetësore.

“Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta. Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale”, shkruan Haziri.