Këtu ruhet pasuria 25 milionëshe e konfiskuar nga shteti (FOTO)

27.11.2015 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këtu ruhet pasuria 25 milionëshe e konfiskuar nga shteti (FOTO)

Njerëzve të politikës e biznesit shteti ka filluar t’ua marrë pasurinë e fituar “pa djersë”. Aktualisht pasuria e paligjshme konfiskohet pasi të vërtetohet se është fituar duke kryer vepër penale. Vlera e pasurisë së konfiskuar nga viti 2014 e deri më tani ka shkuar në mbi 25 milionë euro. Gjërat e konfiskuara janë të ndryshme, si pasuri të paluajtshme, vetura, mjete transporti, ari e bizhuteri. Krejt këto gjëra po ruhen në disa vende të ndryshme të Kosovës para se të shiten apo jepen me qëra.

Vetura luksoze, para, ari e prona të paluajtshme janë vetëm disa nga gjerat që shteti ua ka konfiskuar njerëzve të politikës e biznesit, që konsiderohet që i kanë përvetësuar në mënyrë të pa ligjshme. Konfiskimi i tyre ka nisur disa vite më parë. Por, konfiskimi më i madh i kësaj pasuri është bërë gjatë vitit të kaluar dhe gjatë 2015.

Rrahim Rama, Kryeshefit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ka treguar për Gazetën Express se vlera e pasuri së konfiskuar në dy vitet e fundit është mbi 25 milionë euro. “Vlera e pasurive të administruara nga ana e Agjencisë në vitin 2014 ka qenë rreth 23,500,000.00€ (njëzet e tre milionë e pesëqind mijë euro) ndërsa në vitin 2015 deri në fund të shtatorit është rreth 2,200,000.00€ (dy milionë e dyqind mije euro)”, ka thënë Rama.

Por, Rama nuk ka pranuar të jap shumë detaje se kush janë njerëzit që ua është marrë pasuria. “Personave të ndryshëm kryesisht nga biznesi”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se agjencioni administron lloje të ndryshme të pasurive si patundshmëri, para kesh, mjete transporti, makineri, bizhuteri ari e gjera të tjera. “Pasurit ruhen në depon qendrore në Llukar, në hapësirat e QK në “Smrekovnicë”, Bankën Qendrore të Kosovës “BQK” dhe në Agjenci”, ka treguar ai.

Gazeta Express gjatë ditës se djeshme ka vizituar qendrën/depon në Llukar ku edhe ka parë nga afër disa nga gjera e konfiskuara.

Mirëpo, Gazetës nuk i është lënë të ketë qasje dhe të beje fotografi të këtyre gjërave.

Në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar kanë thënë se me gjerat që qëndrojnë në depon e Llukarit do të shiten dhe jepen me qira.

“Agjencioni do të administroj në mënyrë sa më efikase me këto pasuri ( disa pasuri do ti japë me qira, do ti jep në shfrytëzim varësisht nga kërkesat, disa do ti shes me qëllim të ruajtjes së vlerës së tyre, ndërsa për disa do të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës”.

Përndryshe, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ishte themeluar më 1 janar 2010, bazuar në ligjin përkatës të Kuvendit, por sipas zyrtarëve të saj ka filluar të punojë realisht vetëm kah vera 2011 dhe tani ka 17 anëtarë. Ajo funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka për detyrë të ruaj dhe administrojë pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokuroritë, gjykatat, Këshillin e Pavarur për Miniera e Minerale (KPMM) si dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë (AUV), përfshirë shitjen e kësaj pasurie, vlerësimin e saj etj.

Agjencia ka një depo në Lipjan dhe një tjetër në Smrekovnicë të Vushtrrisë, ku i mban pasuritë. Aktualisht sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë në Kosovë është i rregulluar me Kodin e Procedurës Penale si dhe Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale. Në të dy këto ligje, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë duhet të bëhet në kontekst të kryerjes së një vepre penale përmes të cilës është përfituar ajo pasuri apo pasuri të tjera. Një gjë e tillë është e qartë – çdo vepër penale që gjeneron pasuri dënohet dhe ajo pasuri konfiskohet.

Mirëpo, kemi situata kur një pasuri e caktuar nuk mund të justifikohet, ndërsa në anën tjetër as nuk mund të ndërlidhet me kryerjen e një vepre penale specifike. Në këtë drejtim, aktualisht, organet e ndjekjes dhe gjykatat kosovare janë të kufizuara dhe nuk mund të ndërmarrin veprime të sekuestrimit dhe konfiskimit në raport me ato pasuri. /Gazeta Express/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin