Me këto ushqime largoni nikotinën nga trupi

E publikuar: 21/03/2016 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 4.000 kimikate me të cilat përballen duhanpirësit, nikotina bën pjesë te më të rrezikshmet.

Vetëm një pikë prej saj (30 mg) mund të jetë vdekjeprurëse. Ekspozimi i përsëritur ndaj nikotinës mund të çojë në intolerancë ndaj nikotinës dhe të shkaktojë varësi ndaj duhanit, çka lidhet me një numër sëmundjesh, përfshirë bronkitin kronik, emfizemën dhe kancerin e mushkërive.

Si mund të eliminohet nikotina nga sistemi? Ekspertët rekomandojnë reduktim gradual të duhanit, shoqëruar me detoksifikimin e trupit. Kështu që merrni në konsideratë futjen e këtyre ushqimeve në dietën tuaj.

1. Lëngu natyral i portokallitLëngu i portokallit është një recetë shumë efektive për pastrimin e nikotinës nga trupi. Ai duhet shmangur në rastin e terapive zëvendësuese të nikotinës, për shkak të efektit të sipërpërmendur.

2. BrokoliJu mund të reduktoni nivelet e nikotinës në trupin tuaj duke ngrënë brokoli. Kjo perime me gjethe jeshile është e pasur në vitaminë B5 dhe C. Studimet tregojnë se vitamina C është një anmoksidant që lufton radikalet e lira dhe kimikatet toksike që hyjnë në trup, duke ju mbajtur të pastër dhe të shëndetshëm për brenda.

3. Lëngu i karotësNikotina, gjatë thithjes mund të hyjë në tru, në sistemin tonë të gjakut dhe të qëndrojë brenda trupit për 3 ditë, duke bërë “kërdi” me lëkurën tonë. Fatmirësisht, ekziston lëngu i karotës për të luftuar këtë efekt negativ. Ky lëng është i pasur me nutrientë të rëndësishëm për lëkurën si vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë të provuara në luftimin e efekteve negative nga trupi.

4. UjiUji është i aftë të largojë gjithë substancat e dëmshme dhe kimikatet nga trupi, dhe nikotina është një prej tyre. Kjo lloj droge është shumë e tretshme në ujë, kështu që pirja e 8 gotave ujë të rekomanduara në ditë, do të shpëtojë sistemin tuaj. Për t’i shtuar shijen atij, mund t’i shtoni feta limoni ose shalqiri. Ky i fundit në veçanti, përmban citrulinë, një aminoacid që ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat.