Është koha të harrojmë veshjen e pizhameve dhe bluzave në shtrat.
Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se fjetja zhveshur është me të vërtetë e mirë për shëndetin, transmeton Telegrafi.
Përse? Epo, arsyet janë me të vërtet të thjeshta.
Ne flemë më mirë kur temperatura e trupit është e vogël
Sipas shkencëtarëve, ne bëjmë gjumë shumë më të mirë kur temperaturën e trupit e kemi të ulët dhe, aq më pak rroba që kemi në trup, aq më pak nxehtësi kemi.
Edhe ngritja më e vogël e temperaturës së trupit (po aq pak sa 0.4 gradë celsius) e rrit aktivitetin në pjesë të caktuara të trurit, gjë që shpinë në gjumë të keq.
6695960-Q20vxDghMHU-1-1474011931-650-df381d8ae9-1474037985
Ndjehemi më të afruar emocionalisht me partnerin
Temperatura e trupit nuk është i vetmi problem në këtë dukuri. Kur flemë lakuriq me partnerin, oksitoksina prodhohet nga trupat tonë në kuantitete shumë më të mëdha. Oksitoksina njihet edhe si “hormon i dashurisë” që na përmirëson disponimin, e mirëmban sistemin e imunitetit dhe na ndihmon të kemi emocione të intimitetit.
Na merr gjumi më shpejt dhe zgjohemi më lehtë
Përveç tjerave, fjetja lakuriq na ndihmon të flemë më shpejt dhe të zgjohemi më herët – gjë të cilën shumica e njerëzve kanë dashur ta arrijnë qe një kohë të gjatë. /Telegrafi/