Këto pesë shenja do t’ju bëjnë ta lini alkoolin

E publikuar: 25/02/2016 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsumimi i alkoolit po rritet çdo ditë e më shumë. Shumë prej adhuruesve janë bërë të varur dhe nuk mund të jetojnë pa pirë. Ka njerëz që pinë alkool për t’u kënaqur dhe për të harruar problemet e përditshme. Por, pastaj kjo u kalon në mënyrë jetese të përditshme. Por cilat janë, dobitë nëse nuk pini më?

Humori

E keni dëgjuar thënien “pirja bën gjithçka më të mirë”? Por të nesërmen ky humor do t’ju ndryshojë.  Ju do të keni dhimbje koke, të vjella, dehidratim apo plogështi. Pra provoni të mos pini për 30 ditë radhazi dhe organizmi juaj do të mësohet me këtë.

Shëndeti

A e keni parë vetën në pasqyrë, pasi që konsumoni alkoolin? Faqet duken më të fryra, ngjyra e lëkurës bëhet e kuqe. Prandaj me kalimin e kohës përkeqësohet zemra dhe mëlçia.

Paratë

Nuk është befasi që alkooli është i  kushtueshëm, prandaj ju mund të kurseni shumë para, nëse nuk e konsumoni.

Vetë-besimi

Vetë-besimi vjen, kur ju kujdeseni për humorin tuaj pa u mbështetur tek alkooli dhe tek personat e tjerë.

Humbja e kohës

Pas një natë me shumë alkool ju do të humbni kohë, që t’i  riktheheni jetës normale. Do të vonoheni për punë, do të t’ju ulet vullneti dhe motivimi për të punuar dhe nuk do të jeni të gatshëm të shkoni në stërvitje.