Veç angazhimeve të tij muzikore, reperi i njohur Ledri Vula duket se kohët e fundit i është përkushtuar shumë edhe palestrës, duke u munduar ta zhvillojë sa më shumë trupin e tij.
Pas disa muajsh përkushtim maksimal, reperi ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke u bërë me muskuj, të cilët nuk ka hezituar t’i ekspozojë së fundmi në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Pamja e tij tërheqëse dhe trupi i tij tashmë i palestruar, do të bëjë që Ledri të jetë një ‘magnet’ për vajzat këto muaj të nxehtë.



















