Në Malmo të Suedisë u mbajt sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit.
Sonte përformuan artistë nga 15 shtete kandidate, teksa 10 prej tyre do të shkojnë në finale.
Në finale u kualifikuan: Portugalia, Sllovenia, Serbia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.
Në finalen e madhe që do të mbahet me 11 maj, vendin e kanë siguruar automatikisht Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Spanja dhe vendi nikoqir, Suedia.
Të enjten do të mbahet gjysmëfinalja e dytë, ku në mesin e përformuesve është edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Besa Kokëdhima.