Gjendja mes Rusisë e Ukrainës duket shumë e tensionuar këto ditë, madje nga shteti amerikan po flitet se ekziston mundësia e fillimit të luftës botërore, në rast se vie situata deri në përballje me armë mes Amerikës dhe Rusisë.
Duke e parë gjendjen e krijuar, shumë shtete evropiane por edhe ato botërore, kanë ngritur alarm te popullata e tyre që ndodhet me vendbanim në Ukrainë, që të evakuohen nga aty me frikën e pushtimit rus.
Norvegjia ka këshilluar të gjithë qytetarët e saj që të largohen nga Ukraina dhe të përmbahen nga udhëtimet në rajonet e afërta të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke përmendur situatën e tensionuar të sigurisë dhe ngritjen ushtarake në rajon.
Ndërsa Qeveria e Britanisë së Madhe, përmes një njoftimi që ka publikuar disa minuta më parë, u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që jetojnë në Ukrainë, të largohen nga Ukrainë menjëherë. Në njoftimin e qeverisë thuhet se qytetarët britanikë në Ukrainë duhet të largohen tani derisa mjetet e transportit janë ende në dispozicion.
Ministria e Jashtme izraelite po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtimin për në Ukrainë, ndërkaq shtetasit që ndodhen në këtë shtet, “të shmangin zonat e tensionit”.
Ky njoftim i Izraelit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë, të largohen menjëherë nga shteti, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.
Gjithashtu, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë apel te të gjithë qytetarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë drejt Ukrainës, t’i shmangen këtij udhëtimi dhe të gjithë ata që tani më gjenden në Ukrainë, të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur. Në një njoftim të kësaj ambasade tashmë janë publikuar edhe numrat e telefonit, prej ku të gjithë qytetarët që gjenden në Ukrainë t’i japin të dhënat e tyre sa më shpejtë.
Këto janë shtetet që po kërkojnë evakuimin e menjëhershëm të popullatës së tyre nga Ukraina
NGA KATEGORIA