Sh.A. infosot.com
Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.
Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ, shkruan infosot
Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara
Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, sqarojmë se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit, shkruan infosot
Raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 9 shkurt 2025, ashtu si raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2024 që janë publikuar në muajin mars, do t’i nënshtrohen procesit të auditimit.
Shpenzimet e Vetëvendosjes për fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në shkurt të këtij viti.
Sipas raportit të publikuar tashmë, Lëvizja Vetëvendosje gjithsej në fushatë ka shpenzuar 1 milionë e 702 mijë euro.
Të hyra gjatë kësaj periudhe ndërkaq, ka pasur 1 milionë e 112 mijë euro.
Sa para harxhoi LDK për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Nga këto raporte del se Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë kësaj fushate ka shpenzuar gjithsej 358.515.77 euro, ku bëjnë pjesë pagat dhe kompensimet, transporti, reklamat, reprezentacioni e konferencat, blerja e mallrave, shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzimet e ndryshme.
Sipas raportit, LDK-ja në të holla ka paguar vetëm 86,323.53 euro ndërsa ka mbetur borxh edhe 272,192.24 euro.
Këto janë shpenzimet e PDK-së gjatë fushatës zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se të hyrat për fushatën e 9 shkurtit ishin 557,277.98 euro, derisa shpenzimet tejkaluan këtë shfër sipas deklarimeve të kësaj partie, pra arritën vlerën e 932,946.39 euro.
Shpenzimet e AAK-së gjatë fushatës zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Lidhur me këtë, del që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, ka shpenzuar gjithsej 337,237.35 euro, ani pse të hyra në fillim të fushatës i pati vetëm 18,157.00 euro.


















