Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, kërkohet testi për Covid-19.
Bëhet fjalë për pikën kufitare në Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit, pra pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Një informacion të tillë e kanë dhënë në një tabelë me të dhëna në të cilën kanë treguar për fluksin në pikat kufitare të Kosovës.
Kujtojmë që dy javët e fundit rastet me koronavirus janë rritur shumë në Kosovë dhe shtetet fqinje në rajon.
Deri më tani në Kosovë janë total 4100 raste pozitive nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se deri më dje janë shëruar gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive janë 1.951./Express/