Vitet e fundit serialet turke janë mjaft të ndjekura dhe pëlqehen shumë nga publiku kosovar.
Ata të cilët rrëmbyen vëmendjen më të madhe të publikut pa dyshim se janë aktorët, të cilët me rolet e tyre pëlqehen shumë thuajse të gjitha moshat.
Kenan Imirzalioglu, Burak Ozcivit, Tolgahan Sayisman, Murat Yıldırım dhe Halit Ergenç, janë disa prej aktorëve, të cilët fituan fame të madhe edhe jashtë kufijve të Turqisë. Këta nuk i keni parë vetëm në një serial, atyre iu besuan role të ndryshme kryesore.
Në secilin rol që ata e luanin partnere kishin disa prej aktoreve më të njohura dhe të bukura të Turqisë. Krahas sukseseve në punë , secili nga ta janë të martuar dhe jetojnë jetë të lumtur afër grave të tyre, të cilat po ashtu janë të famshme pasi që disa prej tyre janë, aktore e disa modele.
Ai i cili u komentua shumë për fizikun e tij, me rolin e “Kemajlit”, Burak Ozcivit është i martuar me aktoren e bukur turke, Fahriye Evcen, dhe tani janë prindër të një djali.
Murat Yıldırım a po siç e njohin të gjithë me rolin e “Savashit” është martuar me modelen turke, Başak Dizer.
Për dallim nga të tjerët, që zgjodhën të martohen me vendaset, Tolgahan Sayisman ka zgjedhur nusen me prejardhje shqiptare, modelen e njohur Almeda Abazin. Dashuria e tyre këtë vit është bekuar me një djalë.
Ai i cili u pa në më së shumti role Halit Ergenç në jetën reale është martuar me njëren prej aktoreve më të kërkuara turke, Berguzar Korel. Madje ata i patë duke luajtur bashkë edhe në disa seriale./21Media
Kenan Imirzalioglu, i cili i njohur për publikun kosovar u bë me rolin e “Mehmet Kosovës” në vitin 2016 i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me modelen turke, Sinem Kobal, lidhja e të cilëve pati kriza të shumta.