Studimi i ri, i publikuar në revistën “Arthritis & Rheumatology”, zbulon se birra e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të artritit reumatoid tek femrat.
Hulumtuesit analizuan të dhënat për më shumë se 238.000 femra. Ata i ndanë ato në kategori sipas shpeshtësisë së konsumit të alkoolit, transmeton Koha.net. Ato e plotësuan pyetësorin rreth shprehive të tyre të jetës, historinë e sëmundjeve dhe anamnezën familjare.
Rezultatet treguan se femrat që e konsumojnë alkoolin në moderim, kanë madje 22 për qind rrezik më të ulët të zhvillimit të artritit reumatoid, në krahasim me femrat që nuk konsumojnë alkool.
Femrat të cilat kishin konsumuar në mënyrë të moderuar birrë 2-4 herë në javë, kishin një rrezik të zhvillimit të artritit reumatoid për madje 31 për qind, në krahasim me femrat që nuk kishin pirë birrë fare.
“Alkooli mund të ndihmojë në parandalimin e sistemit imunitar që t’i sulmojë indet e shëndetshme dhe në këtë mënyrë ta parandalojë zhvillimin e sëmundjeve autoimune”, tha udhëheqësi i studimit, dr. Lu Bing.
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumi i moderuar i alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.
Hulumtuesit theksojnë se alkooli ka aktivitet antiinflamator dhe ka një efekt pozitiv mbi shëndetin vetëm kur konsumohet me masë, sepse alkooli, pavarësisht nga avantazhet, ka edhe disavantazhe.