Këto janë arsyet pse ju dhembin gjokset

E publikuar: 20/11/2015 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsyet pse gjokse dhembin mund te jenë të ndyshme. Këto janë disa prej tyre.

Ndryshimet hormonale

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së gjokseve kanë të bëjnë me një ndryshim hormonal që vjen së bashku me periodat tuaja. Ky reagim normal trupit me ndyshimet e estrogjenit zakonisht manifestohet në enjtje dhe butësi në ditët para periodave sipas

Taraneh Shirazian, asistente profesore e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Icahn School of Medicine në New Jork. Këto quhen dhimbje ciklike dhe lidhen me ciklin tuaj menstrual. Lajm i mirë: “Nuk duhet të shkoni larg për zgjidhje, pilulat kontraceptive mund të ndihmojnë,” thotë Shirazian, pasi ato parandalojnë ovulacionin dhe ndihmojnë në mbajtjen të qëndrueshme të niveleve të estrogjenit.

Dhimbjet e muskujve të gjoksit
Ndonjëherë mund të duket sikur keni dhimbje gjoksi, por në fakt mund të jenë edhe dhimbjet e muskujve që ndodhen nën gjoks. Në këtë rast mund të aplikoni mjete të ndryshme për t’u ngrohur dhe për ta drejtuar dhimbjen diku tjetër.

Duke u përpjekur shumë në palestër, duke lëvizur mobilje ose duke ngirur çanta që peshojnë mund të tendosen muskujt e gjoksit. Dhe në këtë rast bëhet fjalë sërish për muskujt dhe jo vetëm për gjoksin.

Të brendshmet e papërshtatshme
Të brendshmet e gabuara mund të kenë pasoja mjaft të rënda për gjoksin tuaj. Nëse ato janë shumë të vogla mund të ushtrojnë presion mbi gjoksin tuaj duke e lënduar. Ndërsa nëse ato janë shumë të mëdha, lëvizja e gjoksit gjatë ditës mund çojë në ndjeshmëri të gjirit. Për këtë arsye është e nevojshme të keni të brendshmet e përshtatshme.

Nëse gjokset tuaja janë të mëdha, është e rëndësishme që të kenë një mbështetje kur bëjmë ushtrime. Një studim i fundit thotë se nga vrapueset e maratonave, 1 në 3 raportojnë se kanë dhimbje gjoksi. Në këto raste sigurohuni të merrni rroba të përshtatshme për stërvitje.

Të paturit të fibrocisteve
Nëse ju jeni identifikuar se keni indin e njohur teknikisht si fibrocistik, atëherë ndoshta ju jeni të njoftuar mirë për ndjeshmërinë e gjirit lidhur me ciklin tuaj menstrual. Këto inde që shkaktojnë gjendra nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me kancerin e gjirit, shkruan Anabel. Megjithatë, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve hormonale.

Konsumimi i kafes dhe çajit
Ndërsa kafja dhe çaji nuk mund të shkaktojnë drejtpërdrejtë dhimbje të gjirit, disa studime tregojnë se largimi i kafeinës nga dieta juaj, mund të ndihmojë për të pakësuar dhimbje, sidomos për gratë me indet fibrocycstike të gjirit.

Në përgjithësi, dhimbjet e përkohshme të gjokseve dhe ndjeshmëria nuk duhet të ngrenë ndonjë flamuj të kuq, as nuk duhet t’ju dërgojnë në zyrën e mjekut. Ato zakonisht vetëm disa ditë e më pas zhduken. Në rast se dhimbja zgjat më shumë ose përkeqësohet, atëherë është koha për të takuar mjekun tuaj. Gjithashtu, bëjeni zakon kontrollin e vazhdueshëm të gjokseve për të qënë të sigurt që nuk ka ndonjë ndryshim në pamje, cilësi, apo butësi. Nëse vëreni diçka jashtë të zakonshmes, shkoni tek mjeku juaj./Telegrafi/