Këto janë armët që u gjetën në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

E publikuar: 22/03/2026 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Varage të Zubin Potokut gjatë patrullimit kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 (gjashtëdhjetë e tetë) fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE 

Varage, Zubin Potok/ 21.03.2026-11:55. Policia gjatë patrullimit – kontrollit në një shtëpi të pa banuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 (gjashtëdhjetë e tetë) fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore,  ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së.  Është njoftuar prokurori, rasti dhe rasti është nën hetime.