Këto janë 5 komunat ku Vetëvendosje fitoi mbi 60 për qind të votave

E publikuar: 16/02/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit, raporton Gazeta Express.

VV ka fituar shumicën e komunave, madje në disa nga to duke fituar 60 për qind të votave sipas rezultateve preleminare të publikuara nga KQZ’ja.
Vetëvendosje ka fituar kryeqytetin Prishtinën me 64,09%, Gjilanin me 63,24%, Mitrovicën Jugore me 63,04%, Vushtrrinë me 60,08% , Ferizajin me 60,59%.