Një studim i fundit nga universiteti ‘Duke’ pretendon se sa më shumë orgazma, aq më e re dukeni.
Nëse kaloni 200 orgazma në vit, dukeni së paku gjashtë vite më të reja.
Meqë sot është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual, ja gjashtë arsye se përse duhet të bëni më shumë seks.
-Lëkura bëhet më e shndritshme. Kjo për shkak të endorfinës që lëshohet pas orgazmës. Trupi lëshon DHEA, një hormon që promovon lëkurën e shëndetshme.
-Humbisni peshë. Studimet e fundit tregojnë se orgazma është një rregullator i mirë kur bie fjala tek oreksi. Gjatë aktit seksual, trupi lëshon një amfetaminë natyrale, e cila redukton dëshirën për ushqime të pashëndetshme, cigare dhe ushqim të tepruar.
-Qetësues natyral dhimbjesh. Simptomat e sëmundjeve të tilla si migrene apo artriti lehtësohen për shkak të çlirimit të një hormoni të quajtur oksitokinë.
-Përmirëson shëndetin. Sipas disa shkencëtarëve, njerëzit që bëjnë seks rregullisht, kanë nivel të lartë imunoglobuline, një antitrup që lufton infeksionet.
-Përmirëson qarkullimin e gjakut. Seksi ndihmon për qarkullimin e mirë të gjakut dhe të oksigjenit në trup, duke shtuar rezistencën ndaj sëmundjeve.Studimet thonë se nëse një mashkull derdh mesatarisht 21 herë në muaj, e ul rrezikun për kancer në prostatë me 33 përqind. Por më shumë se kaq nuk është se e ul më shumë rrezikun, ndaj mos u lodhni kot.


















