Disa fontana në Kinë, sikurse çdo fontanë tjetër funksionale, mund të nxjerrin ujë, por ato kanë një gjë të veçantë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fontanat, ujin e së cilave, për ta aktivizuar, duhet që ju të bërtisni.
Dhe sa më shumë që bërtisni, uji i saj shkon lart e më lart.
Ato vlerësohet se janë një mënyrë e shkëlqyer për të “hequr stresin” dhe për të parë një pamje të mrekullueshme para jush. /Telegrafi/