Këto ditë do të jenë pushim gjatë prillit

E publikuar: 08/04/2022 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tri të hëna të muajit prill, nëpunësit e Administratës Publike do ta kenë pushim.

Ata do të pushojnë për Ditën e Kushtetutës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse, bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare.

Vendimi tashmë u është dërguar institucioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Këtë vendim e ka publikuar Komuna e Podujevës, në faqen zyrtare në Facebook.