Këtë vitë, Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës

E publikuar: 28/01/2016 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka ngritë çashtjen e aplikimit për anëtarësim në Këshill t’Europës, mbrenda këtij viti.

Kjo u konfirmue nga zyra e Presidentes Jahjaga, ku shtohet se anëtarësimi në këtë institucion asht diskutue në kuadë të synimit t’institucioneve të Kosovës, për me aplikue për anëtarësim në KE.

“Presidentja e ka ngritur çështjen e aplikimit dhe përgatitjet që duhet të bëhen që Kosova të aplikojë për anëtarësim në KiE brenda këtij viti. Anëtarësimi është argumentuar si domosdoshmëri për të forcuar mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” u përgjigj zyra e Presidentes.

Asambleja Parlamentare e Këshillit t’Europës asht tue e zhvillue sesionin e parë për këtë vit, në Strasburg.

T’Ejten u prezantue raporti i Agustin Conde, raportuesit për Kosovën në Këshill./tribunachannel.