Këtë mëngjes, Saimir Tahirit i vjen një ftesë në shtëpi nga prokurori Besim Hajdarmataj

E publikuar: 27/10/2017 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme, deputetit Saimir Tahiri i ka mbërritur nga prokurori Besim Hajdarmataj një ftesë për t’u paraqitur në Prokurori.

Saimir Tahiri është ftuar të paraqitet pranë gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda në Tiranë.

Kjo vjen një ditë pas kontrollit në shtëpinë e tij te “Kodra e Diellit” ku prokuroria mori disa bizhuteri të bashkëshores së ish-ministrit, shkruan newsbomb.al.

Mbetet për t’u parë se ç’do bëjë Tahiri me këtë “ftesë” që na kujton më shumë ftesat për raste festash se sa një kërkesë të ngutshme për hetim, ashtu sikurse u trumbetua me të madhe nga Prokuroria dhe opozita që kërkonte arrestimin e Tahirit. Por mesa duket nguti ka kaluar dhe Prokuroria tashmë po merret me shpërndarjen e ftesave.

saimiri.jpg