Këtë javë zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 4

E publikuar: 02/02/2026 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur Prime i 23-të i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Në nisje të këtij spektakli u bë i ditur edhe një lajm rreth këtij sezoni, i cili ka filluar më 17 nëntor.

Moderatori Alaudin Hamiti ka njoftuar se këtë javë mbase edhe do të zbulohet finalja e BBVK 4.

”Po shpresojmë që gjatë kësaj jave do të zbulojmë edhe datën se kur do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të katërt të Big Brother VIP Kosova që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe të gjitha rekordet e shikueshmërisë në trojet shqiptare”, u shpreh ai.

Mbetet për t’u parë se kur do të jetë dhe cilat janë surprizat deri në fund.

Kanë ngelur gjithsej 12 banorë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.