Këtë javë, dy senaca plenare që mund të zgjasin tre ditë

E publikuar: 02/10/2023 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhje ku është caktuar mbajtja e seanca plenare për këtë javë.

Siç bëhet e ditur, gjatë javës do të mbahen dy senaca – të mërkurën dhe të enjten.

Pas mbledhjes së kryesisë, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Muja, tha se përveç të mërkurës e së enjtes, edhe të premten mund të vazhdohet me seancë.

“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve.”

Përderisa ka kërkuar votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, ai tha se është vërejtur një tendencë e tri partive opozitare në Kuvend kundër këtyre marrëveshjeve.

Muja tha se opozita nuk asnjë arsyeje që mos të votojë për tri marrëveshje shumë të rëndësishme që tash janë në rend dite.

“Në të kaluarën ka pasur një praktikë të mirë të votimit të marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e di se si mendojë të bëjnë këtë. Marrëveshjet kërkojnë 2/3 e votave. Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in.”