Këta janë tre kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes në Podujevë

E publikuar: 13/01/2021 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët që morën dritën jeshile për t’u futur në listën për deputetë të Vetëvendosjes nga Podujeva.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët dhe më të votuarit ishin këta tre, njofton Klan Kosova.
“Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri,

Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, u tha në njoftim.

Edhe Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet