Këta janë tre emrat që po përfliten për postin e Kryeparlamentarit

E publikuar: 18/04/2025 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar se janë disa emra që kanë qarkulluar që VV-ja mund t’i kandidojë për kryetar të Kuvendit.

Sipas saj, ata janë Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Fatmir Limaj.

Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo.

“Nuk do ta votojmë asnjë kandidat që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ajo.