Këta janë terro*ristët e Banjskës në krye me Milan Radojçiqin

E publikuar: 11/09/2024 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën e plotë dhe sjell detaje.

Qysh nisi gjithçka?

Sipas aktakuzës, ishte ora 02:09 minuta kur filloi realizimi i planit për sulm. Në këtë orë, janë parë dy kamionë duke hyrë në fshatin Banjskë, të cilët grupi i ka përdorur si barrikada para fillimit të sulmit. Fotot më poshtë pasqyrojnë hyrjen e kamionëve në fshatin Banjskë/Zveçan.

Veç pak minuta pas hyrjes së kamionëve dhe vendosjes së tyre si barrikadë tek ura në fshatin Banjskë, sipas aktakuzës Policia e Kosovës pranon informatën se rruga është bllokuar me kamionë.

“Menjëherë niset me vetura e pastaj me automjete të blinduara për në vendin e ngjarjes, ku në një moment vërehet edhe sulmi ndaj automjetetit të blinduar të Policisë së Kosovës me armë të kalibrit të rëndë”. – thuhet në aktakuzë.

Por, para kësaj në aktakuzë specifikohet secila lëvizje e këtij grupi edhe para fillimit të sulmit. Pra, monitorimi i situatës nga ta.

“Automjeti Mercedes, ngjyrë e verdhë, ka monitoruar rrugën kryesore nga udhëkryqi i Zherovnicës deri tek rrethi i Fontanës në fshatin Banjskë, i cili më pas rreth orës 01:50 është ndaluar në pjesën e epërme të Manastirit (nga kjo veturë zbresin grupi i parë i personave të armatosur të cilët më pas shkojnë tek objekti i Bujtinës), pas disa minutave vetura largohet nga fshati Banjskë/Zveçan, ndërsa vetura Jeep Cherockee me ngjyrë të kaltërt, ka monitoruar rrugën nga pjesa e kufirit deri tek rrethi i Banjskës (kjo veturë për herë të parë vjen nga rruga që e kanë përdorur grupi i armatosur për hyrje në RKS). Po ashtu, vlen të ceket se roli i të pandehurve me këto vetura ka qenë monitorimi i situatës deri në vendosjen e barrikadave (kamionëve në urën e fshatit Banjskë) dhe më pas veturat largohen nga fshati Banjskë në drejtim të udhëkryqit Banjskë/Zveçan – Leposaviq apo në drejtim të fshatit Zherovnicë.” – thuhet ndër të tjera në aktakuzë sa i përket monitorimit të situatës nga të dyshuarit.

Në aktakuzë thuhet se automjeti Mercedes mërrin në hapsirat e Bujtinës te Manastirit dhe se ky automjet sjellë personat e armatosur dhe me uniforma.